Rreth ngjarjes së mbrëmshme ku pati një shpërthim në orat e vona në Lagjen e Boshnjakëve në Mitrovicë të Verut, ka reaguar edhe zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, i cili edhe u shpreh “i shqetësuar” për situatën ende të tensionuar në komunat të banuara me shumicë serbe në veri të Kosovës.
“Jemi të shqetësuar për vazhdimin e situatës ku nuk ka de-eskalim të tensioneve. Dëshiroj që ta ripërsërisë se jemi duke përcjellur me shqetësim situatën dhe do të reagojmë me kohë nëse kjo gjë do të jetë e nevojshem”, ka thënë Peter Stano në konferencën e tij të rregulltë ditore për gazetarë.