Historianët e muzikës që një kohë të gjatë kanë menduar se shpikësit e violinës kanë dashur të kopjojnë zërin e njeriut, kurse një studim i kryer së fundit ka treguar se muzikantët e Italisë të shekullit 16 dhe 18, e kanë bërë një gjë të tillë.
Historianët e muzikës që një kohë të gjatë kanë menduar se zbuluesit e violinës kanë dashur të kopjojnë zërin e njeriut, kurse një studim i kryer së fundit ka treguar se muzikantët e Italisë të shekullit 16 dhe 18, e kanë bërë një gjë të tillë.
Hulumtuesit e universitetit nacional të Tajvanit u kanë kërkuar violinistëve profesionistë që të luajnë 15 instrumente antike. Pastaj i regjistruan shkallët e luajtura me instrumente.
Kurse, më pas ata incizuan zërat e teta burrave dhe tetë grave, prej moshës 16 deri në 30 vjeç.
Të dhënat e mbledhur sollën përfundimin se një violinat nga vitet 1570 dhe 1560 kanë imituar karakteristikat bazike dhe tonin të zërit të burrit, raportojnë mediat italiane.
“Kjo gjë ka rritur mundësinë që krijuesit e violinës nga ajo kohë e kanë dizajnuar atë në mënyrë që të imitojë zëra”, thuhet në raport.
Kurse, lloji Stradivari i violinës përngjan më shumë me zërin e gruas, si atë të tenorëve.
Sipas hulumtuesve, kjo gjë mund ta shpjegojë magjinë dhe bukurinë e violinave Stradivari, që janë shpikur nga italiani Antonio Stradivari, i cili ende konsiderohet si artisti më i madh dhe i rëndësishëm i kësaj fushe.