Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri njofton se gjatë 24 orëve të fundit nga 2 mijë e 84 testime të bëra 565 persona kanë rezultuar pozitivë me COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën 14 pacientë të prekur nga ky virus, transmeton Klan Kosova
Po ashtu nga ministria bëhet e ditur se 373 persona janë shëruar duke e çuar numrin e përgjithshëm të të shëruarve në 15 mijë e 842.
Aktualisht në tre spitalet COVID në Shqipëri po trajtohen 449 pacientë, 12 në terapi intensive dhe gjashtë pacientë janë të intubuar.
Rastet pozitive janë nga këto bashki: 146 raste në Tiranë, 71 raste në Gjirokastër, 50 raste në Lezhë, 37 raste në Elbasan, 30 raste në Lushnje, 28 raste në Gramsh, 25 raste në Sarandë, 24 raste në Kavajë, 22 raste në Shkodër, Fier, 18 raste në Kuçovë, 17 raste në Korçë, 14 raste në Tepelenë, 13 raste në Përmet, 10 raste në Krujë, Pukë, shtatë raste në Vlorë, pesë raste në Librazhd, katër raste në Devoll, tre raste në Has, dy raste në Malësi e Madhe, Bulqizë, një rast në Kurbin, Dibër, Pogradec, Peqin, Kolonjë.