Shqipëri, 20 raste të reja me Coronavirus në 24 orët e fundit

Prishtinë | 06 Qer 2020 | 11:29 | Nga Ekonomia Online

Ministria shqiptare e Shëndetësisë njoftoi se në 24 orët e fundit janë konfirmuar 20 raste të reja me Coronavirus.

Në të njëjtën periudhë, 15 persona janë shëruar nga Covid-19. Prej rasteve të reja, 10 janë në Tiranë, 3 në Shkodër, 3 në Krujë, 2 në Durrës, 2 në Tropojë.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se 27 persona janë shtruar në Spitalin infektiv, prej tyre 6 në terapi intensive, 1 i intubuar.

Mes rasteve të së shtunës, është konfirmuar si i riinfektuar, 3 muaj pasi ishte infektuar për herë të parë, edhe një personal shëndetësor, i cili sipas Ministrisë është në gjendje të mirë shëndetësore.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme