Shqipëri, 9 të vdekur e 321 raste te reja me Coronavirus

Prishtinë | 02 Nën 2020 | 16:51 | Nga Ekonomia Online

Nëntë pacientë të infektuar me Covid-19 kanë humbur jetën gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, viktimat janë një 44-vjeçar, një 70-vjeçar, një 71-vjeçar, një 78-vjeçar dhe dy qytetare 84-vjeçare nga Tirana,67 vjeçar nga Mallakastra, një 74-vjeçar dhe 82-vjeçar nga Korça, me sëmundje bashkëshoqëruese.

Edhe një ditë më parë, në Shqipëri pati 9 të vdekur nga kjo sëmundje.

Ndërsa numri i të infektuarve ditorë është 321 persona gjatë 24 orëve të fundit. Rastet pozitive të konfirmuara janë 173 në Tiranë, 22 në Kavajë, nga 12 raste në Korçë, Pogradec, 11 në Fier, 10 në Vlorë, 9 në në Elbasan, nga 7 raste në Shkodër, Lushnje, Gramsh, nga 6 raste në Durrës, Sarandë, nga 4 raste në Berat, Mat, Kuçovë, nga 3 raste në Lezhë, Gjirokastër, Përmet, nga 2 raste në Krujë, Kurbin, Has, Mallakastër, Kamëz, Peqin, Kolonjë, nga 1 rast në Pukë, Mirditë, Delvinë, Dibër.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 121 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 11,367 që nga fillimi i epidemisë. Ndërsa të shtruar në spital që po marrin trajtim janë 328 pacientë. (tvklan.al)

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme