Shqipëria do të luajë kundër Andorrës ndeshjen e saj të parafundit të eliminatoreve të “Euros 2020”, por duket se për tifozët shqiptarë ky takim nuk ka interes.
Biletat kanë dalë në shitje prej dy ditësh tashmë, por deri tashti janë shitur vetëm 8 të tilla.
Ndërkohë, për ndeshjen ndaj Islandës, që u fitua 4:2 nga kuqezinjtë, brenda dy ditësh ishin shitur 8. 700 bileta.
Shqipëria-Andorra do të luhet më 14 nëntor, në orën 20:45.