Shqipëri, dy viktima dhe 68 raste të reja me Coronavirus

| 08 Kor 2020 | 10:59 | Nga

Dy viktima të tjera dhe 68 raste me Covid-19, ky është bilanci në Shqipëri në 24 orët e fundit.

Dy qytetare nuk e kanë fituar dot betejën me Covid-19 në spitalin infektiv, ku po trajtoheshin në terapi intensive si pasojë e simptomave të rënda të shkaktuara nga Covid-19.

Pacientet 58 dhe 59 vjeç nga Tirana, me disa sëmundje bashkëshoqëruese, nuk mundën të mbijetojnë megjithë përpjekjet e mjekëve dhe terapinë e trajtimit.

Aktualisht janë të shtruar 83 pacientë në spital, 10 pacientë janë në terapi intensive dhe 4 prej tyre janë të intubuar në gjendje të rënde.

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 397 testime për të dyshuar të prekur me COVID19, nga të cilat janë konfirmuar 68 raste pozitive.

Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 24 raste në Tiranë, 9 në Krujë, 8 në Kukës, nga 5 raste në Vlorë, Berat, nga 3 raste në Elbasan, Lezhë, Kavajë, nga 2 raste në Shkodër, Kurbin, Korçë dhe nga 1 rast në Divjake dhe Lushnje.

Po ashtu janë 47 të shëruar në 24 orët e fundit, ndërsa vijon të ketë shtrime të reja me simptoma të rënduara si pasojë e Covid-19.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme