Në samitin BE-Ballkani Perëndimor në Brdo të Sllovenisë, kur po marrin pjesë shumë liderë, pati edhe momente qesharake.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, dhe homologu i tij holandez, Mark Rutte, shkaktuan të qeshura para objektit ku do të mbahej takimi, për shkak të mirësjelljes për njëri-tjetrin, njofton Klankosova.tv.
“Ti shko i pari, jo ti shko i pari”, ishin fjalët që i thanë njëri-tjetrin dy kryeministrat, dhe si përfundim, Rama hyri i dyti duke lënë të parin Rutte.
Ndiqni më poshtë videon e plotë.
https://www.instagram.com/p/CUsCHGLDSCd/