Shqipëri: Kontroll i imtësishëm në Rinas, bllokohen 30 mijë funte të fshehura në valixhe

Prishtinë | 10 Tet 2020 | 17:55 | Nga Ekonomia Online

Policia Kufitare në Rinas ka goditur dy raste të paligjshme duke arrestuar një shtetase iraniane, ndërsa ka proceduar penalisht edhe një 39-vjeçar shqiptar për “Mosdeklarim i të hollave dhe sendeve me vlerë në kufi”.

Sipas policisë, 27-vjeçarja iraniane ka tentuar të udhëtojë me një pasaportë me gjeneralitetet e një shtetaseje norvegjeze. Pas kontrolleve të kryera, të resë i është gjetur një kartë identiteti dhe leje drejtimi mjeti në emër të shtetases norvegjeze.

Ndërkohë, Policia Kufitare thekson se shqiptari i proceduar mbante një shumë të hollash prej 30 mijë paund, të cilat i kishte futur në valixhe e dorës duke mos dashur t’i deklarojë në kufi.

“Gjatë kontrollit të ushtruar, 39-vjeçarit iu gjetën në valixhen e tij të dorës dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale 30000 paund. Në përfundim të veprimeve të para, nga ana e seksionit të ZMP-së u procedua penalisht shtetasi Sh. Sh., për veprën penale “Mosdeklarimi i të hollave dhe sendeve me vlerë në kufi”, njofton policia.

Policia dhe grupi hetimor kanë nisur punën për zbardhjen e dy ngjarjeve.

Të ngjashme