Nga 1 prilli, rriten me 2.8% pensionet e plota të pleqërisë, pensionet e invaliditetit, pensionet dhe ato familjare.
Vendimi i miratuar në mbledhjen e qeverisë përcakton se nga ky indeksim përfitojnë edhe pensionet që do të caktohen nga data 1 prill e në vazhdim me kusht që data e fillimit të pensioni të jetë data 31 mars i këtij viti.
Sipas këtij vendimi, rritje do të ketë për të gjitha kategoritë, për pensionet e plota, pensionet e pjesshme, pensionet e reduktuara dhe pensionet e parakohshme të pleqërisë, pensionet e invaliditetit, pensionet familjare dhe për vjetërsi shërbimi.
Gjithashtu, rritje do të ketë për kategoritë e pensioneve të fshatit; pensionet për merita të veçanta, pensionet e posaçme shtetërore apo shtesat e pensionit të posaçëm shtetëror.
Efektet financiare për zbatimin e këtij vendimi përllogariten në shumën e 2. 4 miliardë lekë.