Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri njofton se në 24 orët e fundit janë shënuar 151 raste të reja dhe 1 humbje jete si pasojë e Covid-19.
Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 852 testime për të dyshuar të prekur nga COVID-19, dhe janë identifikuar 151 qytetarë të prekur nga virusi SARS-COV2, ndërsa të shëruar rezultojnë 45 qytetarë.
Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon:
39 raste në Tiranë, 27 raste në Durrës, 16 raste në Korçë,
14 raste në Shkodër, 10 raste në Lushnje,
8 raste në Gramsh, 6 raste në Elbasan,
nga 5 raste në Krujë, Mirëditë,
4 raste në Fier, 3 raste në Gjirokastër,
2 raste në Devoll, Divjakë, Kolonjë, Vorë,
1 rast në Kurbin, Kavajë, Berat, Mallakastër, Sarandë, Patos.
Në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 192 pacientë, 19 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.
Një qytetarë 61 vjeçare nga Korça nuk e fitoi dot betejën me sëmundjen në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve dhe infermierëve. I shprehim ngushëllimet familjarëve.