Ashtu siç ishte paralajmëruar, ka nisur bllokimi i rrugëve nga ana e opozitës, në kuadër të mosbindjes civile për të kundërshtuar vendosjen e taksës për rrugën e Kombit.
Siç bëhet me dije, kreu i PD-së, Lulzim Basha do të jetë në Vlorë, ku bashkë me qytetarë dhe mbështetës së PD-së do të bllokojnë autostradën Tiranë-Durrës.
Ndërsa, bllokimi aksit në Milot, i është besuar deputetit të PD-së, Flamur Nokës, ku do të shoqërohet edhe nga Bardh Spahia, kryetari i bashkise se Kukesit Bashkim Shehu, Dhurata Cupi dhe Voltana Ademi
Po ashtu, edhe në rrethrrotullimin e Çermës në Lushnje dhjetëra banorë kanë shkuar atje, për të bllokuar këtë aks rrugorë.
Rrethrrotullimi i Lushnjes do të bllokohet nga deputetët demokratë Enkelejd Alibeaj, Myslym Murrizi, Tritan Shehu, Florjon Mima, ndërsa në Elbasan ndodhen Edmond Spaho, Ervin Salianji dhe Endri Hasa.
Deri tani, nuk raportohet për tensione, ndërsa policia ka paralajmëruar ditën e djeshme se do të ketë ndëshkime, pasi për protestën e opozitës nuk është marrë leje.