Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka njoftuar këtë të mërkurë se në 24 orët e fundit janë regjistruar dhe 158 raste të reja me COVID-19. Sipas njoftimit të ministrisë bëhet me dije se 158 rastet e reja janë zbuluar nga 905 testime.
Rastet e reja janë zbuluar: 98 të prekur në Tiranë, 8 raste në Fier dhe Elbasan, 6 raste në Durrës dhe Berat, 5 raste në Tropojë, 4 raste në Shkodër, 3 raste në Ura Vajgurore dhe Kuçovë, 2 raste në Krujë, Kurbin, Kavajë, Sarandë, Shijak, Skrapar, 1 rast në Korçë, Lezhë, Rrogozhinë, Gjirokastër, Malësi e Madhe.
Po ashtu njofhet se me e kanë humbur betejën me COVID19, një 51-vjeçar nga Tropoja, një 74-vjeçar nga Peqini dhe një 80-vjeçar nga Tepelena.
Ndërkohë mësohet se në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 214 pacientë, 15 në terapi intensive nga të cilët 3 pacientë janë të intubuar. (tvklan)