Shqipëri, vazhdon koha me diell dhe vranësira të pakta

Prishtinë | 21 Gus 2018 | 08:08 | Nga

Europa Juglindore  po vazhdon të ifluencohet nga periferia e presionit të ulët (U) atmosferik me qëndër kryesore të pozicionuar në detin Egje e cila po mban vendin tonë  mot pjesërisht të qëndrueshëm.

Të martën, më 21 gusht moti  do të jetë me diell  përgjatë Ultësirës perëndimore dhe vranësira të pakta deri mesatare  në zonat malore. Era do të jetë e lehtë me drejtim Verilindje (NE)  me shpejtësi  7 m/sek në bregdet. Valëzimi do të  jetë i forcës  2 lartësi  vale 0,5 deri në 1,0 metër  në det  të hapur. Temperaturat do të mbeten kostante.

Temperaturat min dhe max
Zonat  malore         17/32°C
Zonat e  ulëta           17/37°C
Zonat  bregdetare    22/34°C

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme