Shqipëria, burimi i pestë i sulmeve kibernetike në Evropë

Prishtinë | 10 Sht 2020 | 12:59 | Nga Ekonomia Online

Shqipëria është renditur në vendin e pestë të shteteve evropiane si burim i sulmeve kibernetike në muajin e fundit.

Listës, me të dhënat e grumbulluara nga “Atlas VPN”, i prin Bjellorusia e cila u përball me më shumë se 2.1 milionë sulme kibernetike në 31 ditët e fundit, në kohën e ngritjes së tensioneve politike.

Shteti regjistroi më shumë se 68 mijë sulme në ditë.

Bjellorusia tani zë rreth 19 për qind të sulmeve kibernetike në Evropë. Ky shtet ndiqet nga Moldavia që ka zënë rreth 17 për qind të sulmeve kibernetike në kontinentin evropian mes datave 8 gusht dhe 7 shtator.

Raporti gjeti se 26 për qind më pak sulme ishin të shtunave, duke sugjeruar se hakerët “pushojnë” nëpër fundjava.

Të dhënat janë bazuar në sulmet që prekin pajisje të caktuara, përfshirë USB-të, DVD-të, CD-të e metoda tjera “offline”.

Para Shqipërisë, top pesëshen e përbëjnë edhe Rusia e Ukraina.

Sipas të dhënave, Shqipëria ka qenë burim i 11.79 sulmeve kibernetike që kanë ndodhur në Evropë muajin e fundit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme