Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut bashkojnë përpjekjet për në BE

Prishtinë | 10 Kor 2019 | 17:46 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka takuar homologun e tij nga Maqedonia e Veriut, Stevo Pendarovski.

Meta dhe Pendarovski kanë diskutuar për bashkimin e përpjekjeve që të dyja vendet të hapin në muajin tetor negociatat me Bashkimin Evropian.

“Kënaqësi e veçantë të takoja Presidentin e Maqedonisë së Veriut, z.Stevo Pendarovski. Të dy vendet tona duhet të bashkojnë përpjekjet për çeljen e negociatave për anëtarësim në tetor. Duhet të përfitojmë nga ky momentum mjaft pozitiv që ka krijuar Marrëveshja e Prespës, jo vetëm për Maqedoninë e Veriut. Po kështu ishte kënaqësi të konstatoja vendosmërinë e Presidentit Pendarovski për të bashkëpunuar dhe përfshirë opozitën në dialog për çështjet themelore të shtetit dhe demokracisë”.

Kreu i shtetit shqiptar poashtu ka biseduar edhe për krizën politike në Shqipëri, teksa kujton se sot bëhet një muaj, sipas tij i shpërdoruar, që nga dekreti për anulimin e 30 qershorit, shkruan Alsat-M përcjellë Klan Kosova.

“Ndërkohë sot bëhet një muaj i shpërdoruar kot që nga dekreti për anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit, për arritjen e një zgjidhje gjithpërfshirëse që forcon besueshmërinë e vendit për zgjedhje të lira e të ndershme”, thotë Meta.

Të ngjashme