Shqipëria e Kulturës, kur ëndrrat ishin të bllokuara

Prishtinë | 09 Kor 2016 | 13:47 | Nga

Intervistë e Ministres së Kulturës, Mirela Kumbaro, në “Baltic Review” me titull: Albania: The Bright Future Of An Unexplored Gem / Ardhmëria e ndritur e një thesari të pazbuluar

Imagjinoni një vend ku qytetarëve u është ndaluar të largohen, apo të zbulojnë se si njerëz të tjerë jetojnë jashtë habitatit të tyre. Një shtet ku ishte e ndaluar të dëgjoje radion, të shihje televizionet ndërkombëtare apo të lexoje lajme rreth botës. Një vend ku edhe të imagjinoje ishte e ndaluar sepse mund të konsiderohej një formë rezistence e heshtur kulturore.

Ky vend ishte Shqipëria gjatë diktaturës. Në fakt, në 1946, kur vende të tjera ishin duke kaluar nga regjimet e vjetra në demokraci, Shqipëria ishte duke kaluar makthin më të tmerrshëm kur pushteti u mor nga Hoxha, një ikonë e autoritarizmit me pasoja të disa krizave ekonomike deri në masa të racionimit ushqimor.

Diktatura përfundoi në vitin 1991, kur Shqipëria mbajti zgjedhjet e saj të para demokratike dhe qytetarët thyen barrierat, sulmuan anijet tregtare për të aspiruar ëndrrën e tyre amerikane, italiane apo në vende të tjera europiane.
Tashmë, 25 vjet pas rënies së regjimit makthi i mëparshëm është vetëm një kujtim i hidhur, teksa Republika është duke shijuar rilindjen e saj, tërësisht e dhënë në rinovimin e strukturave antike, duke investuar në trashëgimi kulturore, kulturë dhe turizëm.

Rezultat i këtyre përpjekjeve është përfaqësimi i saj në Bienalen e Venecias për të tretin vit radhazi në Arsenale. Ekspozita ndërkombëtare titulluar “Reporting from the Front” ka mirëpritur “I Have Left You the Mountains” nga Simone Battisti, Leah Whitman-Salkin dhe Abake që përfaqëson hapësirën kolektive shqiptare të Polifonisë dedikuar temës së migrimit dhe zhvendosjes.

Në përurimin e këtij projekti, më 18 qershor ishte e pranishme edhe Mirela Kumbaro, ministrja e Kulturës së Shqipërisë, ku patëm rastin ta takojmë dhe të zhvillojmë një bisedë rreth diasporës shqiptare dhe nevojës për një forcim të bashkimit mes emigrantëve dhe vendit të tyre.

-Ministre, pse Shqipëria ia ka dedikuar pavijonin e Bienales 2016 migrimit?

Sepse migrimi është një ngjarje që përsëritet në vendin tim dhe është një proces i cili nuk ka kufij kohorë apo gjeografikë. Në Shqipëri ka tri gjenerata emigrantësh: ata të viteve 20’, ata që u larguan pas luftës së dytë botërore dhe ata që migruan pas rrëzimit të diktaturës. Aktualisht Shqipëria ndjen përqindjen e lartë të emigracionit. Janë rreth 10 milionë shqiptarë të shpërndarë në të gjithë botën. Shqipëria numëron më shumë bashkëkombas të saj jashtë vendit se sa ata brenda. Gjysma e shqiptarëve janë bërë qytetarë të botës dhe Evropës.

-Qytetarë Evropianë edhe pse Shqipëria nuk është pjesë e Evropës?

Sigurisht që ne jemi në Evropë. Evropa nuk është vetëm një çështje politike apo gjeografike, por është edhe një temë kulturore. Pjesëmarrja me një pavijon në një nga ekspozitat më të rëndësishme ndërkombëtare si Bienalja tregon që ne jemi pjesë e këtij kontinenti. Në fund të fundit, duhet të flasësh të njëjtën gjuhë, atë të kulturës. Por nëse ju e konsideroni në nivelin politik, mund t’ju afirmoj se politika nuk përbën të përjetshmen, është vetëm një dimension i përkohshëm. Trashëgimia e vërtetë e një vendi është ajo e krijuar nga kultura.

-Ministre, unë jam italiane, një qytetare e një vendi i cili akoma mban të njëjtin imazh për Shqipërinë si në 1991. Sa herë them që do të shkoj në Shqipëri për pushime njerëzit reagojnë duke thënë: Pse do të shkosh atje? Nuk ka asgjë përveç kriminalitetit”. Çfarë masash duhet të merren për të promovuar imazhin e vërtetë të vendit në botë?

Kjo detyrë u takon shqiptarëve. Vendi im duhet të punojë sa më shumë të jetë e mundur për t’i dhënë një imazh të ri vetes. Në ditët e sotme, ne eksportojmë produkte të rëndësishme kulturore, jemi kandidatë për anëtar të Bashkimit Evropian dhe kemi rreth 4 milion turistë që na vizitojnë çdo vit. Gjithashtu ngjarje ndërkombëtare, si Bienalja, apo Festivali i Kanës kanë shprehur interes për vendin e shqiponjave. Pra, sërish, kultura është çelësi jo vetëm për vendin tim, por edhe për Bashkimin Evropian. Në nivelin ndërkombëtar, Bashkimi Evropian ka kanalizuar politikat e tij rreth krijimit të ekonomisë, të doganave, të ushtrisë evropiane, gjë që nuk ka ndodhur për zhvillimin e kulturës evropiane, në një kontinent ku kulturat kombëtare shkëmbejnë vlerat e tyre duke promovuar solidaritet dhe dije. Kam reflekuar shumë rreth kësaj, sidomos pas sulmeve terroriste dhe mendoj se ata njerëz, terroristët, nuk vijnë nga Marsi, por janë pjesë e gjeneratës së dytë a të tretë të europianëve pa rrënjë kulturore. Shqipëria, nga ana tjetër, është një shembull i bashkëjetesës fetare që mund të luajë një rol në procesin e forcimit dhe stabilitetit në rajonin e Ballkanit. Të gjitha këto vlera do të ndihmojnë vendin për të ndryshuar imazhin e stereotipeve të qasur vitet e para pas rënies së diktaturës.

-Ministre, ju përfaqësoni sot vendin tuaj në Bienale, në një kontekst ndërkombëtar duke folur dhe promovuar Shqipërinë, diçka e cila ishte e pamundur gjatë viteve të regjimit të shkuar. E ëndërronit ta bënit këtë gjë gjatë asaj tiranie?

Absolutisht jo. Ëndrrat ishin të bllokuara, sepse mendimet transformoheshin në fjalë, fjalët në shprehje dhe shprehjet ishin të rrezikshme. Diktatura zgjati aq shumë sa dukej si një histori pa fund: të imagjinoje një të ardhme ndryshe ishte e paimagjinueshme.

-Më në fund, ëndrrat janë të lejuara në 2016, dëshiroja t’ju pyesja çfarë të ardhme dëshiron për Shqipërinë dhe si e sheh atë pas 30 vitesh?

Sot e shoh vendin njësoj si fëmijët tanë. Ata janë qytetarë të botës, që marrin pjesë në shkëmbime ndërkombëtare, në vende ku flitet gjuha e kulturës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme