Shqipëria e ka nisur mbarë kampanjën kualifikuese për Kampionatin Botëror ‘Katari 2022’.
Kuqezinjtë kanë marrë tri pikët e para në udhëtim te Andorra pas fitores me rezultat minimal 0-1.
Mbarë e ka nisur edhe Kombëtarja e Anglisë, ku në ndeshjen e parë triumfoi me rezultat 5-0 ndaj San Marinos.
Dy Kombëtaret janë të vetmet që kanë marrë pikët maksimale pas xhiros së parë në Grupin I dhe kryesojnë këtë grup.
Tani është përballja mes tyre e cila zhvillohet në ‘Air Albania’ me fillim nga ora 18:00.
Anglia është favoriti i madh në letër, por kuqezinjtë e Edy Rejas nuk dorëzohen përpara fillimit të sfidës dhe futën në ndeshje për të shkaktuar befasi.
Qëllimi i Shqipërisë është të mos humbas këtë sfidë, derisa mysafirët kërkojnë tri pikët e radhës.
Amir Abrashi dhe Marash Kumbulla janë dy mungesat e mëdha tek shqiptarët, derisa për anglezët mungojnë Marcus Rashford, Jordan Henderson dhe Buyako Saka.
Shqipëria dhe Anglia janë takuar katër herë mes vete, ku përballja e fundit ishte para 20 viteve.
‘Tre Luanët’ kanë bilanc të 100 për qind pasi kanë fituar katër sfidat, 0-2 dhe 1-3 në Shqipëri si dhe 5-0 dhe 2-0 në Angli.