Shqipëria me test të ri për konfirmimin e Coronavirusit dhe vlerësimin e imunizimit

Prishtinë | 18 Pri 2020 | 17:20 | Nga Ekonomia Online

Java që vjen do të gjejë laboratorët e Qendrës Spitalore Universitare ‘Nënë Tereza” me një test të ri për diagnostikimin dhe vlerësimin e imunizimit ndaj COVID-19.

Lajmin e dha vetë ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, gjatë inspektimit të laboratorit mikrobiologjik të QSUT-së ku do të kryhet testi i ri serologjik.

“Komiteti Teknik i Ekspertëve i ngritur në Ministrinë e Shëndetësisë për epideminë e koronavirusit, ka vendosur që të përfshijë një testim të ri, që është testimi serologjik, i cili do të nisë pikërisht nga grupet e rrezikuara, siç janë mjekët, por edhe strukturat e policisë. Janë përcaktuar protokollet dhe nga dita e hënë do të nisë testimi i ri”, deklaroi Manastirliu.

Laboratori është tashmë i ngritur dhe certifikuar për metodologjinë re, dhe bëhet e ditur se janë siguruar rreth 6 mijë teste./A2/

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme