Shqipëria në Euro 2024, nis procesi i shitjes së biletave të ndeshjeve nga UEFA

Prishtinë | 03 Dhj 2023 | 15:24 | Nga Ekonomia Online

UEFA njofton të gjithë tifozët e Kombëtares shqiptare në mbarë botën se ka nisur procesi i shitjes së biletave të ndeshjeve të Kampionatit Europian “Gjermani 2024”.

Të gjithë të interesuarit që dëshirojnë të pajisen me bileta për ndeshjet e vitit të ardhshëm në Gjermani mund të hyjnë në faqen zyrtare të UEFA.com,

Presidenti i Federatës së Rumanisë ankohet për listën e Kosovës: Ndeshja n…
Biletat për ndeshjet e Kombëtares shqiptare dhe jo vetëm do të shiten vetëm në faqen zyrtare të UEFA-s në linkun e mësipërm. FSHF njofton opinionin publik se nuk shet asnjë biletë për tifozët e Kombëtares.

Tifozëve u kërkohet që të krijojnë një llogari në faqen zyrtare të UEFA-s dhe të aplikojnë për bileta për ndeshjet e preferuara të Kombëtares shqiptare. Regjistrimi ka nisur dhe do vazhdojë deri më 12 dhjetor 2023.

Shqipëria ka njohur kundërshtarët e grupit më 2 dhjetor, në shortin e hedhur në Hamburg të Gjermanisë. Kombëtarja është pjesë e Grupit B dhe do të ketë përballë Spanjën, Kroacinë dhe Italinë.

Për mënyrën se si të regjistroheni dhe si të krijoni llogarinë tuaj në UEFA

Të ngjashme