Rritja e forcave të punës publikuar nga Instat në tremujorin e parë të vitit 2018 tregon se punësimi është rritur në të gjithë sektorët e ekonomisë me 5 %, krahasuar me një vit më parë.
Nga shifrat del se ka një ulje rekord të papunësisë. Papunësia ka rënë në nivelin më të ulët historik prej 12.5 %.
Po, ashtu Shqipëria rezulton si vendi me normën më të ulët të papunësisë tek të rinjtë, me 24.5 %.
Edhe raporti i Bankës Botërore për Shqipërinë thotë se Shqipëria është vendi i parë në rajon, përsa i përket forcës së aftë për punë.
Pjesëmarrja në forcën e punës ka arritur në 51.9% tek gratë dhe 66.5 % tek burrat.