Shqipëria nuk ka arritur të nxjerrë më tepër se një barazim pa gola sot në Kazakistan, në kuadër të Ligës së Kombeve.
Me barazimin e arritur Shqipëria mbetet në vendin e dytë në Grupin 4 të Ligës C me katër pikë pas tri ndeshjeve, sa i ka edhe Kazakistani që kryeson. Por mund të bie më tej në renditje pasi nga ora 18:00, Bjellorusia luan me Lituaninë në ndeshjen tjetër të grupit.
Të dy përfaqësueset kanë nga tri pikë.