Shqipëria përfiton 180 milionë euro nga Komisioni Evropian për luftimin e Covid-19

Prishtinë | 22 Pri 2020 | 13:48 | Nga Ekonomia Online

Komisioni Europian ka propozuar 3 miliard euro ndihmë makro-financiare në ndihmë të 10 shteteve fqinje të BE-së.

Shqipëria përfiton 180 milionë euro nga kjo paketë.

Fondi prej 3 miliardë eurosh i asistencës makro-financiare do të vihet në dispozicion për 12 muaj në formën e kredive me kushte mjaft të favorshme për t’i ndihmuar këto vende të mbulojnë nevojat e tyre të menjëhershme, urgjente të financimit, shkruan Abc News përcjell Klan Kosova.

Vendet që përfitojnë përfshi Shqipërinë janë Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Bosnjë dhe Hercegovina, Gjeorgjia, Jordania, Moldavia, Ukraina dhe Tunizia.

Të ngjashme