Shqipëria pret më shumë turistë këtë vit

Prishtinë | 30 Jan 2017 | 15:33 | Nga

Viti 2016 mund të cilësohet si shumë i suksesshëm për Shqipërinë në fushën e turizmit.

Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, eksporti i shërbimeve të udhëtimit i ka siguruar ekonomisë vendase rreth 521 milionë euro. Udhëtarët shqiptarë (rezidentët) shpenzuan në udhëtimet e tyre jashtë vendit 368 milionë euro. Edhe numri i rezidentëve që udhëtuan jashtë u rrit me 8%.

Sipas të dhënave të INSTAT, mbi 1.5 milionë persona e vizituan Shqipërinë për qëllime të pastra turistike. Numri i të huajve që zgjodhën Shqipërinë për qëllime turistike u rrit me 33% në tremujorin e tretë të vitit 2016 në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Edhe verën e vitit që vjen, parashikimet e sektorit janë optimiste. Problemet me sigurinë në Turqi kanë bërë që një pjesë e ofertës evropiane të kanalizohet në Shqipëri. Hotelet kanë pohuar se kanë zënë kapacitetet për verën e 2017 që muajin e kaluar, bëjnë të ditur mediet shqiptare.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme