Shqipëria ka triumfuar sot në “Air Albania” të Tiranës ndaj Bjellorusisë me rezultatin 3:2, duke përfunduar kështu në pozitën e parë në Grupin 4 të Ligës C në Ligën e Kombeve.
Sokol Cikalleshi (20’, 27’ penallti) dhe Rey Manaj (44’) i realizuan golat për Shqipërinë, ndërsa Maksim Skavysh (35’) e Max Ebong (80’) për Bjellorusinë.
Shqipëria ka përfunduar në krye me 11 pikë, një më tepër se Bjellorusia. Lituania ka dal e treta me tetë pikë, ndërsa Kazakistani ka përfunduar në vend të katërt me katër pikë dhe ka rënë në Ligën D.
Kazakistani humbi sot 2:1 nga Lituania.
Tabela përfundimtare e Grupit 4 të Ligës C:
1. Shqipëria 6 11
2. Bjellorusia 6 10
3. Lituania 6 8
4. Kazakistani 6 5