Shqipëria i është bashkuar vendeve të Bashkimit Europian në sanksionet e vendosura ndaj Rusisë.
Lajmin e ka bërë të ditur përfaqësuesi i BE-së.
Sipas tij, dy vendet kandidate, Shqipëria dhe Mali i Zi i janë bashkuar vendeve të tjera të BE-së për sanksionet e ndërmarra ndaj Rusisë.
Këtij vendimi i është bashkuar edhe Norvegjia.
Sanksionet ndaj Rusisë janë ndërmarrë nga vendet e Bashkimit Europian, për veprimet e Moskës që cenojnë sovranitetin e Ukrainës.
Ukraina ka paraqitur në gjykatën ndërkombëtare prova për krimet e Rusisë në Krime./syri.net