Shqipëria zbret akoma më shumë në renditjen e FIFA-s pas humbjeve të fundit. Kuqezinjtë janë të 66 në klasifikimin, duke humbur 12 pozicione prej muajit mars.
Rezultatet me Italinë dhe Bosnjen ndikuan në këtë klasifikim dhe Kombëtarja ka pozicionimin më të dobët në 3 vitet e fundit. shqipëria nuk fiton një takim prej Lihtenshtejnit dhe 4 humbjet radhazi në ndeshje zyrtare dhe miqëore kanë përkeqësuar pozitat në FIFA.
Prej rivalëve në grupin kualifikues të Kupës së Botës më lart se Shqipëria pas Spanjës e Italisë tanië është edhe Izraeli që pavarësisht humbjes së 7 pozicioneve nga muaji i kaluar është i 63. Pas mbeten vetëm Maqedonia dhe Lihtenshtejni. Përfaqësuesja maqedonase është ngjitur me 33 pozicione në nga muaji i kaluar dhe Italia me 3 vende. Klasifikimi kryesohet nga Brazili që ka kaluar Argjentinën.