“Shqipet e Mërgatës” – Përkujtohen dëshmorët e Betejës së Koshares dhe përvjetori i rënies së heroit Agim Ramadani

Prishtinë | 11 Pri 2024 | 14:21 | Nga Valmire Abdullahu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Nën përkujdesjen e presidentes Vjosa Osmani, në bashkëpunim me Shoqatën e ish-Brigadës 138 “Agim Ramadani” – Koshare dhe Lidhjen e Krijuesve Shqiptarë në Mërgatë, është organizuar ora letrare “Shqipet e Mërgatës” me rastin e Ditës së Dëshmorëve të Betejës së Koshares dhe përvjetorit të rënies së heroit Agim Ramadani, raporton Ekonomia Online.

Këshilltari ushtarak i presidentes, Sefer Isufi, tha se historia e Kosovës në të gjitha periudhat e zhvillimit të saj ishte tejet dramatike dhe përplot ngjarje.

“të cilat kanë përcaktuar drejtimin dhe rrugëtimin e pandalshëm me sfida të shumta të popullit tonë, duke kaluar në procese të rënda politike e shoqërore si dhe luftëra të shumta që kombi të mbijetojë falë natyrshmërisë dhe vitalitetit të jashtëzakonshëm duke arritur ta ruajë kohezionin etnik dhe kulturor dhe trashëgiminë e fuqishme, vlera të organizimit dhe funksionimit. Përkundër sfidave dhe peripecive të pashembëllta në historinë e popujve tjerë ky kohezion i natyrshëm u konfirmua edhe në periudhën e historisë më të re të luftës për çlirim, liri e pavarësi të Kosovës”, ka thënë Isufi.

Ai më tej ka shtuar se pas rezistencës aktive paqësore të udhëhequr nga presidenti historik Dr. Ibrahim Rugova, Ushtria Çlirimtare e Kosovës me mbështetjen gjithë popullore dhe spektrit politik dhe institucional të vendit në kushte dhe rrethana të rënda mobilizoi të gjitha kapacitetit vullnetare, njerëzore, profesionale, materiale financiare edhe të diasporës sonë.

“Pas rezistencës aktive paqësore të udhëhequr nga presidenti ynë historik Dr. Ibrahim Rugova Ushtria Çlirimtare e Kosovës me mbështetjen gjithë popullore dhe spektrit politik dhe institucional të vendit në kushte dhe rrethana të rënda mobilizoi të gjitha kapacitetet vullnetare, njerëzore, profesionale, materiale financiare edhe të diasporës sonë. Realiteti i krijuar në mars të vitit 1998 pas rënies heroike të komandantit Adem Jashari dhe familjes së tij mobilizoi të gjithë institucionet në vend dhe mërgatën tonë për frontin e madh kombëtar pa dallim bindjesh e prejardhjesh. Organizimi sikur edhe shumë veprimtar të hershëm të rezistencës kombëtare edhe shumë eprorë, profesionistë, ushtarak shqiptar deri atëherë në mërgatë menjëherë u nisën për Kosovë përmes Shqipërisë fillimisht njëherë duke realizuar përgatitjet e nevojshme të njësive luftarake e pastaj duke u futur në Kosovë në realizimin luftarake në mbrojtje të territoreve dhe popullatës civile e cila u ishte nënshtruar terrorit të paparë e të paimagjinueshëm të forcave policore ushtarake paramilitarëve të regjimit fashist dhe gjenocidal të Serbisë së krye kriminelit Millosheviq. Pas betejave tejet të suksesshme gjatë vitit 1998 kundër forcave pushtuese serbe njësitë çlirimtare të Kosovës të brigadave 131 e 134  dhe batalionit si pjesë e grupit operativ 3 e më vonë të fuzionuara në Brigadën “138 Agim Ramadani” u organizuan dhe u përgatitën për operacion më të madh ushtarak i cili do të shënonte një ndër betetjat më të suksesshme dhe më të përgjakshme të luftërave çlirimtare gjatë gjithë historisë kombëtare kundër forcave paramilitare të Serbisë. Sot derisa e kujtomë me nderime e kemi oblgim të patjetërsueshëm të mbledhin forcat për të punuar fort në mënyrë që të bëjmë Republikën e Kosovës dhe vlerat e saj ashtu siç e deshën Agimi me 113  heronjtë tjerë”, ka thënë Isufi.

Ndërsa ish-komandanti i UÇK-së në Koshare, Rrustem Berisha ka thënë se vrasjen e Agimit e kishin mbajtur në fillim sekret për arsye se shumë bashkëluftëtarë të Agimit ishin të lidhur me emrin e tij. 

“Armën e Agimit ma ka sjell bashkëluftëtari Bashkim Lokaj dhe ndodh te shtëpia Sadikut në shtëpi. Vërtetë ajo ditë jo vetëm për mu por për të gjithë bashkëluftëtarët ishte një ditë e vështirë. Vrasjen e Agimit e kemi mbajt sekret për arsye se shumë bashkëluftëtarë të Agimit ishin të lidhur me emrin  e Agim Ramdanit edhe për shkak të moralit të ushtarëve. Në bashkëpunim me Shukrijen e kemi shtyer kumtimin e lajmit kur është vrarë Agim Ramdani. Këtë e thash me qëllim se po ngritën dilema të panevojshme, po flasin njerëz që fare s’kanë qenë aty. Por kurrsesi me fol ata që nuk kanë qenë aty prandaj mesazhi im është që e gjithë pjesa e grupit kur dalin edhe nëpër mjete televizive të shpejgojnë ashtu siç ka qenë. Të ndrruar të pranishëm, kjo datë është një prej datave më të vështira të karrierës sime që e kuptuam se i flijua Agimi, se unë bashkë me Agimin  që nga fillim e nga mbarimi kemi pas një aftërsi një bashkëordinim jashtëzakonisht të mirë dhe shpesh herë pa bisedu fare kemi arritë me u marrë vesh pa fol fare. Se kush është Agim Ramdani cili ka qenë roli i tij  e kemi shpjeguar në përvjetore tjera dhe nuk do të ndalem në këtë pjesë”, ka thënë Berisha.

Ish komandanti Berisha ka shtuar se luftën kryesore e kanë udhëhequr armët e rënda, topat pa dridhje e kështu me rradhë.

“Është me rëndësi ta kuptojmë edhe njëherë që nga data 9 prillit deri në përfundimi të luftës deri me 14 qershor nuk ekziston asnjë ditë e vetme që luftëtarët e Koshares kanë mundur me ndi veten të lirë. Luftën kryesore e kanë udhëhequr armët e rënda topat pa dridhje e kështu me rradhë. Njësitë tjera kanë luftuar për çdo lis për çdo kodër dhe vërtet na kanë bërë mu ndi krenar. Lavdi heroit tonë lavdi të gjithë atyre që u flijuan për Betejën e Koshares”, ka thënë në fund Berisha.

Të ngjashme