Disa shqiptarë dhe serbë në Kosovë e kanë keqkuptuar mandatin e Gjykatës Speciale. Ky fakt është nxjerrë nga disa anketa të realizauara nga organizata ” Integra”.
Drejtori i saj, Kushtrim Koliqi tha në Klan Kosova se kanë anketuar 1400 banorë ku ata kanë menduar se Gjykata Speciale ka për qëllim të trajtojë rastet e korrupsionit.
Raporti sipas Koliqit do të publikohet më datën 9 tetor. Drejtori i “Intgeras” akuzoi institucionet se nuk e kanë treguar qëllimin e krijimit të kësaj gjykate.
Gjykata Speciale do të trajtojë rastet e paraqitura në raportin e senatorit zviceran, Dick Marty për krime të supozuara të pjesëtarëve të UÇK-së.