“Shqiptarët e Kosovës e dëshirojnë pasaportën e Serbisë”

Prishtinë | 21 Maj 2018 | 13:06 | Nga

Shqiptarët e Kosovës çdo ditë po vijnë në komunën tonë me kërkesë për nxjerrje të certifikatës për shtetësi të Serbisë e cila është e domosdoshme për marrjen e letërnjoftimit serb, përkatësisht të pasaportës, ka konfirmuar për gazetën e Beogradit “Novosti” Lubinko Karaxhiq , të cilin ky medium e prezanton si kryetar të “organit të përkohshëm të qytetit ë Prishtinës me seli në Graçanicë”, transmeton Koha.net.

Karaxhiq thekson se për dokumente serbe vijnë shqiptarë të moshave të ndryshme dhe me profil të arsimuar e në Graçanicë vijnë banorë kryesisht të rajonit të Prishtinës. Për dokumente serbe kosovarët gjithnjë e më shpesh po shkojnë edhe në Novobërdë.

Pos kosovarëve që kanë dokumente serbe e që shkojnë për t’i vazhduar ato, ka mjaft shqiptarë të cilët për herë të parë vijnë me këtë kërkesë, thotë Karaxhiq.

Mediumi serb shton se me këto pasaporta shqiptarët mund të udhëtojnë në shtetet europiane që s’e kanë njohur Kosovën si Greqia e Spanja, ndërsa për të udhëtuar në vendet tjera, ata duhet të pajisen me vizë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme