Shqiptarët e Medvegjës i bëjnë thirrje Qeverisë së re që të zbatojë reciprocitet në raport me serbët e Kosovës

Prishtinë | 14 Tet 2019 | 08:14 | Nga Ekonomia Online

Ngjitur me Kosovën, në pjesën verilindore të saj shtrihet Medvegja, një nga tri komunat e banuara me shqiptar në jug të Serbisë.

Dikur në këtë komunë shumicë ishin shqiptarët por me kalimin e viteve shumë prej tyre kanë ikur në vendet e perëndimit apo edhe në Kosovë për një jetë më të mirë.

Ata që kanë mbetur ankohen për trajtim jo të barabartë nga shteti serb, ndërsa thonë se shpesh ndjehen të harruar nga autoritetet e Kosovës dhe ato të Shqipërisë.

Në mandatin e kaluar në Kuvendin komunal të Medvegjës ishin tetë këshilltarë komunal shqiptarë, ndërsa pas zgjedhjeve të fundit që ishin në shtator kanë mbetur vetëm tre.

Zgjedhjet parlamentare në Kosovë, shqiptarët në Medvegjë i shohin me shpresë për një trajtim më serioz.

Shqiptarët atje, të mbetur të paktë në numër, ankohen për trajtim jo të barabartë nga shteti serb, ndërsa thonë se presin trajtim më serioz nga qeveria e re e Kosovës, të cilës tashmë i bëjnë thirrje të zbatojë reciprocitet në raport me serbët e Kosovës, raporton VOA.

Përfaqësuesit e shqiptarëve që jetojnë në Medvegjë thonë se përfaqësuesit e Luginës së Preshevës do të duhej të përfshiheshin në procesin e bisedimeve në mes të Kosovës dhe Serbisë të cilat vazhdojnë të mbeten të bllokuara që nga nëntori i vitit të kaluar.

Të ngjashme