“Shqiptarët i shihni me llupë ndërsa për serbët i mbyllni sytë”, është mesazhi i vendosur para stacionit policor në Bujanoc dhe para Gjykatës Themelore në Bujanoc, raporton Ekonomia Online.
Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Nevzad Lutfiu ka njoftuar sot se kanë realizuar këtë aksion simbolik para këtyre stacioneve.
“Për një koment në facebook një shqiptar nga Bujanoci u dënua me qindra mijëra dinarë dhe me një muaj paraburgim, ndërsa ky standard nuk vlejti kur një serb kërkoj zola për ta bombarduar ndërtesën e KKSH”, ka shkruar ai në Facebook.
Ai ka theksuar se shqiptari u dënua me pretekstin e intolerancës kombëtare, ndërsa sipas Lutfiu ky standard nuk vlejti për zyrtaren policore nga Medvegja e cila na quajti minjë.
“Prandaj, Alo Policia, Alo Prokuroria ishte thirrja jonë sot!”, ka shkruar Lutfiu.