Shqiptarët nga Mali i Zi përbëjnë 5% të popullsisë në një pjesë të New Yorkut

Prishtinë | 01 Gus 2018 | 09:41 | Nga

Emigrimi i shqiptarëve nga Mali i Zi në ShBA fillet e veta i ka në gjysmën e dytë të shekullit të kaluar duke vazhduar gjatë gjithë kohës deri në ditët e tashme.

Emigrimi i njerëzve ka pasur periudha kur ka qenë më i lartë por edhe kur ka pasur rënie të vogël të kësaj e gjitha kjo në varësi të rrethanave politike dhe ekonomike në vendlindjen e vet, shkruan Ulqini Online.

Shqiptarët nga Mali i Zi kanë emigruar pothuajse në të gjitha shtetet në SHBA. Por një vend, ishulli Staten Island, e cila është një zonë në New York City, ka një numër të lartë shqiptarëve.

Gazetari i njohur shqiptar në ShAB, Beqir Sina, në një shkrim të tij ndër të tjera jep një te dhënë mjaft interesante për këtë ishull. Sipas Sina, shqiptarët nga Ulqini, Ana e Malit, Kraja dhe Dibra përbëjnë dhe komunitetin më të madh në këtë ishull me 5 përqind të popullsisë së përgjithshme të ishullit njujorkez Staten Island.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme