Gjasat që të pranohet azili për shqiptarët janë shumë të vogla, apo më saktësisht vetëm 3.17 %. Numri i kërkesave për në vendet e BE-së për vitin 2016 nga shqiptarët arriti në 43,265 kërkesa.
Për çdo 32 kërkesa të paraqitura nga shqiptarët në zyrat e emigracionit të BE-së, pranohet vetëm një, shkruan ‘monitor.al’.
Ndërkohë, Italia është treguar më ‘zemërgjerë’ sepse në 225 kërkesa ka pranuar 100 prej tyre, kurse vendi më pak ‘mikpritës’ ka qenë Gjermania, ku shqiptarët kanë bërë 32 mijë e 100 kërkesa dhe ka pranuar vetëm 170 prej tyre, përcjell albinfo.ch.
Kërkesat e azilit nga shqiptarët për në Gjermani ka qenë shumë i madh, por mundësia e qëndrimit e vogël, derisa e kundërta ka ndodhur me Italinë.
Ndërkohë, në Zvicër ka pasur 95 kërkesa, por, të gjitha kanë qenë me përgjigje negative.