“Shqiptarët tanë” dhe “Shqiptarët e tyre”

Prishtinë | 10 Maj 2024 | 17:56 | Nga Dritan Goxhaj

Shqiptarët që kanë jetuar në hapësirat e tyre autoktone në ish Jugosllavi, sidomos ata që kanë përjetuar vitet 80 janë hasur shpesh me termin e përdorur nga politika serbe e kohës, por edhe e atyre shqiptarëve që i shërbenin atij pushteti pushtues, “Shqiptarët tanë” dhe “Shqiptarët e tyre”.

Më vonë pasi shqiptarët u lejuan të regjistronin partitë e tyre politike që nuk kishin si pjesë të programit të tyre bashkimin kombëtar, këto dy terma të mësipërm u kthyen në “ Shqiptarët e ndershëm” dhe “Shqiptarët e shitur”.

Këto shprehje jo vetëm që e fyenin njeriun atëherë dhe sot, por ato e fyjnë edhe kombin.

Ndërsa sot që serbët nuk e bëjnë më këtë, pasi që pas luftës së UÇK-së shqiptarët në përgjithësi nuk janë më as të ndershëm për serbet, e as të tyre.

Këtë punën e ndarjes së shqiptarëve në po të njëjtat hapësira të tyre autoktone në ish Jugosllavi, kujdesen që ta bëjnë Tirana, dhe Prishtina zyrtare.

Për nevoja të vetëm kapitalit të tyre politik, Tirana dhe Prishtina zyrtare e bënë këtë me shqiptarët në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc.
Dhe pasi i ndanë e përçanë shqiptarët, ku fitues doli vetëm Sërbia e Vuçiçit, e panë oportune që t’i suleshin në të njëjtën mënyrë edhe shqiptarëve në Maqedoni.

Për këtë shfrytëzuan fushatën elektorale të atjeshme.

Prishtina zyrtare nëpërmjet kryeminstrit të saj ndoqi rrugën më primitive, atë të vajtjes direkt dhe mbështetjes së njërës palë të shqiptarëve, ndërsa Titana zyrtare u tregua më perfide, ajo zgjodhi që mos të shkonte atje, por të ftonte këtu udhëheqësin e njërës palë (Ali Ahmetin) dhe ta shpallte atë qytetar nderi të Tiranës.

Po e njëjta bashki socialiste që e shpalli “Qytetar Nderi” edhe Goran Bregoviçin që i këndonte çetnikëve serbë.

Dhe kështu të ndarë e të përçarë nga Tirana e Prishtina, shqiptarët në Maqedoni vajtën në zgjedhje.

Dhe tashti paturpësisht, njëra palë i gëzohet vasalitetit të ri, e tjetra qan vasalitetin e vjetër.

Dhe tashti pala e mbështet nga Prishtina zyrtare feston se do jetë vasale e re e po të njëjtët maqedonëve, të cilët kur kjo palë shqiptarësh ishin bashkë me palën tjetër të Ali Ahmetit, i vriste shqiptarët në Brodec, i vriste shqiptarëve tinëzisht e pabesisht Harun Aliun, ju montonte atyre procese gjyqësore për t’i dënuar me disa qindra vjet burgim, njësoj si në kohën e Rankoviçit, dhe mbi të gjitha ju vriste e ju burgoste shqiptarët e Kodrës së Trimave në Kumanovë.

Por tashmë këto nuk kanë rëndësi, pasi rëndësi ka vetëm vasaliteti i ri dhe copat e pushtetit që do të marrin, pamvarësisht se asnjëherë nuk kanë mbajtur një përgjegjësi për ato që u shkrujtën më lart.

Po ashtu edhe pala tjetër, ajo e mbështetur nga Tirana zyrtare, që është aq fajtore sa edhe vetë maqedonët që fituan zgjedhjet për atë çka ju ka ndodhur shqiptarëve në Maqedoni që prej 2001, sot ajo vajton mos qënien më vasal të maqedonëve në pushtet.

Pra Tirana dhe Prishtina zyrtare ja arritën qëllimit që t’i përçajnë e ndajnë shqiptarët në Maqedoni, në mënyrë që aty të vinë në pushtet sërish vrasësit e vjetër të shqiptarëve.

Në vend që të këto dy qendra të shqiptarisë të mundoheshin të bashkonin të paktën vetëm për arsye zgjedhore shqiptarët në këtë Maqedoni, ku të mund të dilnin me një kandidad të tyre të vetëm për president, gjë që mund të sillte edhe deri tek një zgjedhje e tillë.
Pasi bashkimi i shqiptarëve në zgjedhje, do i detyronte maqedonët e përçarë të bënin një zgjedhje të vështirë, që në rast se do ishte e gabuara, mund të sillte deri në shpërbërje të kësaj krijese artificiale të qujatur tashti, edhe me votat antikombëtare shqiptare të po këtyre palëve, Maqedonia e Veriut, për hatër të grekëve.

Por tashmë termat e mësipërmën që një herë e një kohë ishin “Shqiptarët tanë” dhe “Shqiptarët e tyre”, dhe që më vonë po vetë shqiptarët i shndërruan në “ Shqiptarët e ndershëm” dhe “Shqiptarët e shitur”, tashmë Tirana zyrtare i vuri një të re, pasi kreu i kësaj Tirane zyrtare, Kryeministri i Shqipërisë Rama e konsideroi Ahmetin “ një shqiptar, ndër më të mirët”.

Dmth tashti shqiptarët ndahen në “Shqiptarë të këqij” dhe “Shqiptarë të mirë”.

A nuk duket kjo po e njëjta çorbë e vjetër e Beogradit?!

Të ngjashme