Një shqiptar në zonën e Treviglios, Itali, ka humbur jetën gjatë punës.
Shkaku i vdekjes së tij dyshohet të ketë qenë infarkti në zemër. Një koleg e ka gjetur atë të shtrirë në tokë, ndërsa një tjetër ka lajmëruar menjëherë të ambulancë, raporton Lapsi,al, transmeton Klan Kosova.
56-vjeçari i njohur nga të gjithë si “Remo”, punonte në magazinat e kompanisë “Vimercati di Pontirolo”.