Lajmet për arrestimet e shqiptarëve që merren me kultivim kanabisi në Angli janë të përditshme.
Këtë herë mediat raportojnë se policia ka zbuluar në një shtëpi në Coventry një sasi të madhe kanabisi dhe tufa parash.
Sipas medieve lokale, policia ka arrestuar një 25-vjeçar, të quajtur Leonard Coga. Mendohet se pas tij qëndron një grup shqiptar i krimit të organizuar.
Shqiptari Coga është dënuar me 27 muaj burg.
Atij iu gjetën tufa parash prej afro 40 mijë sterlina, të fshehura nëpër dyshemenë e shtëpisë. Ndërkohë kanabisi i sekuestruar mendohet se kap vlerën e 147 mijë sterlina.
Shqiptari tha se ishte detyruar të punonte për grupin shqiptar, pasi kishte plagosur rëndë dorën dhe nuk kishte mundësi të tjera për punë për shkak të koronavirusit.