Shqiptarit të Maqedonisë i gjenden 9 pakistanezë në kamion

Prizren | 16 Maj 2017 | 10:54 | Nga

Policia e Kosovës njofton se në Prizren ka arrestuar një shqiptar shtetas i Maqedonisë, i cili është kapur duke kontrabanduar 9 pakistanezë dhe një irakian me kamionin e mallrave që po transportonte nga Turqia.

Sipas Policisë, ata destinacion kishin Gjermaninë dhe të dyshuarin e kishin paguar me shuma të mëdha parash.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar shtetas i Maqedonisë, pasi në automjetin transportues (kamion) të cilin po e drejtonte dhe po transportonte disa panele metalike nga Turqia, në rimorkion e automjetit janë gjetur 9 meshkuj shtetas pakistanezë dhe një mashkull shtetas irakian, të cilët pohonin se kishin paguar nga 6 000 €, dhe destinacion kishin Gjermaninë”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme