Përdorimi i telefonit gjatë ngasjes së automjeteve vazhdon të jetë një nga shkaqet kryesore të aksidenteve rrugore. Policia njofton se vetëm gjatë muajit janar në rajonin e Ferizajt janë shqiptuar gjithsej 326 gjoba ndaj shoferëve që kanë shkelur këtë rregull të trafikut.
“Përdorimi i telefonit gjatë ngasjes vazhdon të jetë një nga shkaqet kryesore të aksidenteve rrugore. Gjatë muajit janar 2026, Policia Rajonale e Ferizajt ka shqiptuar gjithsej 326 gjoba ndaj shoferëve që kanë shkelur këtë rregull, duke rrezikuar sigurinë e tyre dhe të pjesëmarrësve të tjerë në komunikacion. Policia Rajonale e Ferizajt apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të përqendrohen plotësisht në drejtimin e automjetit dhe të shmangin çdo lloj shpërqendrimi, pasi edhe një sekondë pakujdesie të përdorimit të telefonit mund të ketë pasoja serioze për jetën e njerëzve. Qytetarët mund të raportojnë çdo shkelje të rregullave të trafikut: – Drejtpërdrejt në stacionin më të afërt të policisë – Përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë” – Në numrat e telefonit kujdestar: 192, 0290/326-250, 0290/322-406. Sigurojmë qytetarët se konfidencialiteti i të dhënave tuaja do të ruhet plotësisht”, thuhet në njoftimin e Policisë.