Komisioni për Bujqësi, Pylltari, zhvillim Rural, Mjedis e planifikim hapësinor dhe Infrastrukturë ka shqyrtuar raportin vjetor të Autoritetit të Aviacionit Civil të Kosovës. Bujar Ejupi, nga ky institucion tha se Kosovën e presin shumë sfida, raporton Ekonomia Online.
Tutje ai shtoi se Autoriteti përbëhet prej 30 personave.
“I kemi 16 inspektorë të cilët kanë të drejtë për të bërë inspektime”.
“Është punë me përgjegjësi sepse në nivel të aviacionit punohet me standard ndërkombëtar. Mbikëqyrja e operatorëve që përfshihet aeroporti është puna e autoritetit te aviacionit. Aeroporti ka qenë i hapur për një fluturim. Si staf kemi staf esencial dhe ka qenë sfiduese. Pjesa tjetër është legjislacioni që zbatohet në Kosovë duhet të hyjë në fuqi në sistemin tonë. Momentalisht kemi 80 rregullore aktive për të monitoruar. Ne e bëjmë inspektimin dhe vetë puna që e bëjmë mbetet brenda territorit të Kosovës. Pjesën e auditimeve me shumë përgjegjësi e kemi mbuluar që lidhen me gjendjen në terren. Këtë vit kemi pasur më pak raportime të ndodhive. Po ashtu ka qenë sfiduese edhe pandemia sepse në moment presionit financiar industria mund të shkurtojë buxhetin. Pavarësisht krizës financiare nuk lejojmë kompromis në çështje të sigurisë deri sa aeroporti është duke punuar. Normalizimi i hapësirës ajrore është se nga vitit 1999 është konsiderua hapësirë ushtarake sepse NATO vendos për fluturime në Kosovë”, u shpreh ai.
Sipas tij, Kosova ka vetëm dy rrugë ajrore, për momentin i ka vetëm Maqedoni e Shqipëri. Secili fluturim i ka 35 minuta ekstra kohë. Kjo do të thotë të normalizohet hapësira ajrore.
“Si autoritet kemi obligim përfaqësimin e vendit dhe kemi kërkuar te ministri i Infrastrukturës sepse zgjatje e pistës nuk kryhet edhe një vit. Ankesat më të mëdha janë biletat e shtrenjta sa i përket aviacionit. Po ashtu është edhe mbikëqyrja ekonomike, ku autoriteti është rregullator ekonomik sepse rregullojmë edhe pjesën e aviacionit, e mbikëqyrim aeroportin për shpenzime dhe kemi përgjegjësi për tarifa që aplikohen. Ne nuk e bëjmë rregullimi e tyre por vetëm për shërbimin e navigimit ajror të tarifave sfidë kryesore është edhe hapja e tregut. Në vitin 2019 ka arritur 2 milionë udhëtarë në aeroport dhe hapet tregu.
Kryetarja e komisionit Fitore Pacolli tha se ka disa çështje për tarifën e navigacionit që është shumë e lartë, a ka ndonjë analizë për këtë.
” A kemi marrë donacion nga Komisioni Evropian në vitin 2020. Çfarë ka ndodhur me rregulloren e brendshme? A ka pasur konsultim publik dhe kush është përfshirë? Pse nevojitet një shtim stafi. Çfarë keni plan të bëni në rregulloren e re. Raporti i Komisionit Evropian thotë se autoriteti i aviacionit përballet me mungesë financimin. Neve na intereson ku ka arritur puna e komisionit”, pyeti Pacolli.