ShSKUK: 11 pacientë të konfirmuar me Covid-19, 31 post-Covid

Prishtinë | 22 Dhj 2021 | 09:46 | Nga Ekonomia Online

Në Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës (ShSKUK), në trajtim mjekësor janë 42 pacientë, 11 pacientë të konfirmuar me COVID-19, 31 post-COVID.

Nga numri i përgjithshëm të pacientëve, 10 pacientë janë me oksigjeno- terapi, kurse në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive nuk ka pacientë.

Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme

Klinika Infektive, 6 pacientë

Klinika e Pulmologjisë, 23 pacientë post-COVID

Mjekimi Intensiv i Klinikës Infektive, nuk ka pacient

Spitali i Gjakovës, 7 pacientë

Spitali i Prizrenit, 4 pacientë

Spitali i Pejës, 1 pacient

Spitali i Ferizajt, 1 pacient. 

Të ngjashme