Në klinikat COVID-19 dhe spitalet e përgjithshme të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës janë të shtrirë 6 pacientë të konfirmuar me koronavirus dhe 29 të tjerë post-Covid.
Bëhet e ditur se me oksigjeno-terapi janë 8 pacientë, kurse në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive janë 2 pacientë me maskë oksigjeni.
Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:
Klinika Infektive, 2 pacientë Klinika e Pulmologjisë, 27 pacientë post-covid
Mjekim Intensiv në Klinikë Infektive, 2 pacientë me maskë oksigjeni
Spitali i Prizrenit, 1 pacient
Spitali i Pejës, 3 pacientë