Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës është furnizuar me Enoxaparinë që është produkt i njëjtë si Fraxiparina.
Kjo e fundit dhe llojet e tjera të ngjashme të barnave që rregullojnë koagulimin e gjakut për disa ditë munguan në tregun farmaceutik kosovar.
“Ju njoftoj qe momentalisht jemi furnizuar me Enoxaparinë të dozës 0.6mg/ml. Jemi në pritje te liferimit edhe per doza tjera”, kanë konfirmuar për Klan Kosovën nga SHSKUK.
Kërkesat për këtë ilaç janë të mëdha nga qytetarët që kanë familjarë të prekur nga COVID-19.