SHSKUK-ja dhe FSK-ja nënshkruan memorandum bashkëpunimi

Prishtinë | 19 Shk 2020 | 12:37 | Nga Ekonomia Online

Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës dhe Forca e Sigurisë së Kosovës kanë nënshkruar një Memorandum të përbashkët bashkëpunimi.

Memorandumi i Mirëkuptimit është nënshkruar​ ndërmjet​Qendrës Mjekësorë të Forcës së Sigurisë së Kosovës( QMFSK) dhe Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK).

Memorandumin e nënshkruan dr. Basri Sejdiu, drejtor i SHSKUK dhe dr. Shkelzen Syla, drejtor i QMFSK-së.

Ky Memorandum ka për qëllim bashkëpunimin e​ palëve lidhur me funksionalizimin e shërbimeve specialistike mjekësore në Qendrën Mjekësore të FSK-së, për një periudhë një vjeçare sipas kushteve të parapara në këtë marrëveshje.

Përmes këtij Memorandumi SHSKUK merr përsipër të përkrahë dy (2) herë në muaj QMFSK,​ në realizim të shërbimeve specialistike mjekësore me personel mjekësor specialisik, teknikë dhe infermier/e, në fushën e Kardiologjisë, Pulmologjisë, Oftalmologjisë, ORL-së, Ortopedisë, Gjinekologjisë, Radiologjisë, Biokimisë, Psikiatrisë, Reumatologjisë. Gastroenterologjisë, Fizioterapisë, Pediatrisë, Endokrinologjisë. Hematologjisë, Neurologjisë, Mjekësisë sportive dhe Shërbime tjera që ofron

Poashtu,​ SHSKUK do të ofrojë përkrahje për pjesëtarët e FSK-së në vizitat mjekësore që ata i realizojnë në njësitë përbërëse të saj.

Dy palët do të caktojnë një zyrtar përkatësisht oficer në cilësinë e pikës ndërlidhëse, për të koordinuar të gjitha veprimet lidhur me sigurimin e shërbimeve shëndetësore në pajtim me këtë marrëveshje dhe autorizimet zyrtare sipas ligjit në fuqi.

Personeli mjekësor, teknikët dhe infermierët nga SHSKUK do të kryejn shërbime mjekësore specialistike dy​(2) herë në muaj në QMFSK.

Shërbimet mjekësore do të kryhen në objektin e QMFSK – së dhe sipas nevojës në klinikat përkatëse në QKUK ose Spitalet e Përgjithshme.

Të ngjashme