ShSKUK-ja me standarde të dyfishta në rastet kur punëtorët ikin nga puna

Prishtinë | 27 Gus 2018 | 08:17 | Nga

Shërbimi Klinik Spitalor po përdor standarde të dyfishta në trajtimin e rasteve kur punëtorët shëndetësorë nuk e respektojnë orarin ose ikin nga puna, shkruan sot Koha Ditore.

Përderisa javë më parë drejtori i ShSKUK-së, Basri Sejdiu, ka inspektuar mbarëvajtjen e ndërresës së natës dhe mjekët që kanë munguar i ka suspenduar, krejt ndryshe ka vepruar me Iliriana Ramadanin, që është punëtore në Klinikën e Psikiatrisë.

Ramadani është motra e kryetarit të Bordit të ShSKUK-së, Naser Ramadani.

Për Ramadanin, siç ka mësuar gazeta, ka pasur vërejtje të vazhdueshme për shkak të mungesave të saja në punë.

Megjithatë drejtori Sejdiu ndonëse e ka pranuar një ankesë të tillë nga Klinika ende nuk e ka proceduar.

Se ka ankesë për Ramadanin e ka pranuar vetë zyra e drejtorit Sejdiu..

Të ngjashme