ShSKUK: Në Mjekim Intensiv, nuk ka asnjë pacient me COVID-19

Prishtinë | 03 Pri 2022 | 12:28 | Nga Ekonomia Online

Shërbimi Spitalor, Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK) ka njoftuar për situatën e pacientëve me COVID-19 në QKUK dhe spitale.

Sipas SHSKUK-së, asnjë pacient me COVID nuk është duke marrë trajtim mjekësor në kuadër të Mjekimit Intensiv.

Me oksigjenoterapi janë 3 pacientë, ndërsa në Klinikën Infektive 4 pacientë janë të konfirmuar me COVID-19 dhe 4 të tjerë Post-Covid.

Postimi i plotë:

Asnjë pacient me Covid-19 nuk është duke marrë trajtim mjekësor në kuadër të Mjekimit Intensiv.

Në Klinikën Infektive janë 4 pacientë të konfirmuar me Covid-19 dhe 4 të tjerë Post-Covid-19.

Sa i përket spitaleve të përgjithshme, 1 pacient është duke marrë trajtim në Spitalin e Gjakovës. Me oksigjeno-terapi janë 3 pacientë

Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme

Klinika Infektive, 8 pacientë

Spitali i Gjakovës, 1 pacient

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme