Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës bën të ditur se 14 pacientë pozitivë me COVID-19 dhe tre të tjerë postCOVID, janë duke marrë trajtim mjekësor në spitalet rajonale dhe në klinikat e QKUK-së.
Me oksigjenoterapi janë nëntë pacientë, kurse në mjekim intensiv po trajtohen dy pacientë.
Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:
Klinika Infektive, 8 pacientë;
Mjekimi Intensiv në Klinikë Infektive, 2 pacientë;
Klinika e Pediatrisë , 2 pacientë;
Spitali i Pejës, 2 pacientë;
Spitali i Prizrenit , 1 pacient;
Spitali i Gjakovës, 2 pacientë.