Shërbimi Spitalor Klinik e Universitar i Kosovës ka njoftuar se sot në trajtim në spitalet rajonale dhe klinikat COVID të QKUK-së janë 36 pacientë që po trajtohen.
Sipas SHSKUK-së, 8 pacientë janë të konfirmuar me COVID-19 pozitiv dhe 28 të tjerë postCOVID.
Nga numri i përgjithshëm të pacientëve, 11 pacientë janë me oksgjeno- terapi, kurse në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive nuk ka pacientë.
Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:
Klinika Infektive, 4 pacientë
Klinika e Pulmologjisë, 25 pacientë post-covid
Mjekimi Intensiv i Klinikës Infektive, nuk ka pacient
Spitali i Gjakovës, 2 pacientë
Spitali i Prizrenit, 4 pacientë
Spitali i Pejës, 1 pacient
Spitali i Ferizajt, 1 pacientë