ShSKUK: Të spitalizuar 14 pacientë të konfirmuar me Covid-19

Prishtinë | 09 Jan 2022 | 11:22 | Nga Ekonomia Online

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se të spitalizuar janë 14 pacientë të konfirmuar me Covid-19

Në njoftimin e tyre bëhet e ditur se 25 të tjerë janë post-Covid.

“Me oksigjeno-terapi janë 11 pacientë, kurse në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive nuk ka të shtrirë asnjë pacient”, thuhet tutje në njoftimin e tyre.

Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:

Klinika Infektive, nëntë pacientë

Klinika e Pulmologjisë, 22 pacientë post-covid

Mjekim Intensiv në Klinikë Infektive, nuk ka pacient

Spitali i Gjakovës, dy pacientë

Spitali i Pejës, pesë pacientë

Spitali i Prizrenit, një pacient

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme