Shtatë fëmijë humbin jetën nga shembja e shkollës në Kenia

Prishtinë | 23 Sht 2019 | 15:26 | Nga Ekonomia Online

Së paku shtatë fëmijë humbën jetën pas shembjes së klasës së tyre në një shkollë fillore në kryeqytetin e Kenias, Nairobi.

Struktura prej druri u rrëzua vetëm pak minuta pas nisjes së mësimit të hënën në mëngjes, thanë zyrtarët.

Sipas tyre, dhjetëra fëmijë janë plagosur dhe janë dërguar në spitalin e qytetit.

“Për fat të keq kemi humbur shtatë jetë në incidentin e mëngjesit”, tha sekretari i Arsimit, George Magoha, për gazetarët jashtë shkollës në Dagoreti.

Drejtori i shkollës, Moisi Ndirangu, tha se arsye e incidentit mund të jenë ndërtimet e një kanalizimi pranë, që, sipas tij, mund t’i kenë dobësuar themelet e ndërtesës.

Por, një arkitekt vendas, Alfred Omenya, i tha BBC-së se shkolla ishte ndërtuar dobët dhe se “katastrofa pritej të ndodhte”.

Kryqi i Kuq i Kenias i transferoi disa fëmijë në Spitalin Kombëtar Kenyata.

Dy prej të plagosurve raportohet të jenë në gjendje kritike.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme